VIDEO/ Bajerni gjen kundërshtar “të denjë” për miqësore, i shënon “vetëm”… 20 gola

Bajerni i Mynihur i ka dhënë fund miqësoreve të kësaj vere, duke shkatërruar me rezultatin e turpshëm 20-2, skuadrën e Rotak Egernit. Me këtë fitore, Bajerni njofton se i ka dhënë fund ndeshjeve para fillimit të kampionatit, që do të nisë vetëm pak ditë më vonë.

Për bavarezët, kanë shënuar gola lojtarë si Koman (3), Tiago, Levandovski (3), Vagner (3), Myler (2), Francke (3), Rudi (1),Riberi (1), Hames (2) dhe Kimish (1). Nga ana tjetër, kanë shënuar vetëm Fluher dhe Shmidt. /Erjon Allaraj- Vipsport.al/