VIDEO / Avionë luftarakë dhe patrulla për Nzonzi, Roma tregon si u mbrojt nga Barça

Roma duket se nuk do ta harrojë lehtë transferimin e brazilianit Malkom te Barcelona pak javë më parë dhe ka përdorur “rrëmbimin” që i bënë katalanasit lojtarit për të prezantuar blerjen më të fundit të kësaj skuadre, Stiven Nzonzi. Italianët e kanë përshkruar situatën me mjaft humor në një video të postuar në rrjetet sociale.

Aty shfaqej Nzonzi duke mbërritur në Itali për vizitat mjekësore dhe firmën dhe këtë radhë, italianët kishin “masa të larta sigurie”. Roma i kishte bashkangjitur pamjeve edhe ato të avionëve luftarakë që shoqëronin një avion, apo edhe një patrullë policore që dukej sikur po shoqëronte lojtarin në qendrën e klubit për firmat pas mbërritjes në Itali.

“Me këtë nuk deshëm të rrezikonim”, ishte komenti humoristik i skuadrës për këtë video të postuar në rrjetet sociale. /vipsport.al/