VIDEO / A nuk ju duken njëlloj? Goli i Benzema ishte fotokopje e atij të Sadikut

Ku e kemi parë një gol të tillë? Shumë tifozë shqiptarë sot do të kenë menduar të njëjtën gjë kur kanë parë Karim Benzema të Real Madrid të mundte Jan Oblak  të Atletikos me një gjuajtje me kokë për të shënuar në Superkupën e Europës.

Nuk kanë faj, pasi një gol i tillë është ngulitur thellë në memorien e tifozëve shqiptarë në vitet e fundit, është pikërisht ai goli historik i Armando Sadikut në Euro 2016.

Një harkim nga e djathta, një dalje jo shumë e kontrolluar e portierit dhe goditje me kokë në shtyllën e dytë. Shihni edhe vetë pamjet, a nuk janë njëlloj?