Vazhdon merkato e ethshme, duel Juve-Real për Milinkoviç-Saviç

E ardhmja e Milinkoviç-Saviç mund të jetë larg Lacios, për sa kohë që ka klube të gatshme të paguajnë më shumë se 100 milionë euro për mesfushorin serb. Sipas “Tuttosport”, me mbylljen e merkatos në Angli, tashmë mbeten vetëm dy ekipe në garë për futbollistin dhe do të nisë një ankand i ethshëm mes tyre për ta bindur t’u bashkohet.

Bëhet fjalë për Juventusin dhe Real Madridin, të cilët mund të shkaktojnë lëvizje të ndryshme në merkato në varësi të emrit që do të sigurojë “Zidanin serb”, pasi transferimi i tij mund të ndikojë direkt edhe ato të Pjaniç e Marcelo.

Përfaqësues të Realit janë në Romë dhe kanë nisur negociatat si me Lacion, ashtu edhe me vetë futbollistin. Ndërsa Juventusi i ka besuar negociatat Horge Mendes, me shpresën se menaxheri do të arrijë ta bindë pa pasur nevojë që të ulen në tavolinën e bisedimeve drejtuesit e klubit bardhezi.

Ndryshe nga Reali, që ka fonde në dispozicion, Juventusit do t’i duhet të shesë lojtarë për të siguruar serbin dhe emri i parë në listë është ai i Pjaniç, i cili kërkohet pikërisht nga Reali dhe nga Barcelona. /vipsport.al/