Trent Arnold, “prekja magjike” e Jurgen Klop dhe zbulimi më i madh anglez dekadën e fundit

Pozita e djathtë ka qenë një fushë shqetësuese për Liverpulin që nga largimi i Glen Xhonson në verën e vitit 2015. Klubi i “Merseyside” solli Nathaniel Klajn nga Sauthempton për të mbushur hapësirat në të djathtë të mbrojtjes, por dëmtimet e tij kanë qenë të shumta.

Jurgen Klop kishte nevojë për një lojtar që mund të luante në ekipin e tij të parë në javë në mungesë të Klajn dhe “shpërthimi” i Trent Arnold erdhi në momentin e duhur.

Mbrojtësi 19-vjeçar iu prezantua botës kur ai shënoi një goditje dënimi të jashtëzakonshme në debutimin e tij kundër Hofenhaim në kualifikueset e “UEFA Champions League” sezonin e kaluar. Që nga ajo natë magjikë “Championsi”, Arnold ka qenë një nga titullarët e padiskutueshëm të Jurgen Klop.

Me Mohamed Salah në krahun e djathtë, Arnold ka qenë i pandalshëm dhe ka bërë shumë mirë në atë pozitë dhe të gjithë besojnë se ai është e ardhmja e futbollit anglez. Po ashtu, Arnold ishte dhe lojtari i dytë më i ri që luajti në Kupën e Botës “Rusi 2018”./Veronik Istrefaj – vipsport.al/