Trajneri i Torpedos: Kukësi i rrezikshëm, do të luftojë në fushën e vet

Trajneri i Torpedo Kutaisi, Kakha Çkhetiani, dukej i lumtur nga fitorja 5-2 përballë Kukësit në ndeshjen e parë, por ka insistuar se duhej ende kujdes dhe profesionalizëm në ndeshjen e kthimit në Shqipëri ku nuk priste një transfertë të lehtë.

“Jemi të lumtur që fituam me një rezultat të mirë, sot nuk humbëm raste para portës. Në ndeshjen e sotme pashë që kundërshtarët ishin shumë të rrezikshëm me goditjet standarde. Fatkeqësisht, në fund të ndeshjes humbëm përqendrimin, ata ‘treguan dhëmbët’ dhe u dhamë mundësinë të krijonin raste. Duhet të shmangim këto gjëra negative.

Sigurisht, kundërshtari do të luftojë në fushën e vet, por ne shkojmë atje me objektivat tonë për të marrë maksimumin. Nëse ia dalim, kalojmë në turin tjetër. Duhet të bëjmë gjithçka në mënyrë profesionale dhe kemi shpresa të mëdha për ekipin tonë.

Në Kutaisi kemi respektuar origjinën tonë, tani përfaqësojmë Gjeorgjinë ndaj dua të falënderoj fansat në Tbilisi për mbështetjen”, tha trajneri i Torpedos në konferencë për shtyp. /vipsport.al/