Tjetër fitore për Peskarën, Memushaj shënon sërish për skuadrën italiane

Mesfushori i kombëtares shqiptare, Ledian Memushaj ka shënuar sërish për skuadrën e tij, Peskarën. Ekipi italian ka marrë një tjetër sukses në miqësoren e radhës, duke mposhtur me rezultatin e thellë 4-0 ekipin e Xhulianova.

Që në minutën e katërt të pjesës së dytë, mesfushori kuqezi ka shënuar nga goditja e dënimit, një gol shumë të bukur. Goli i shqiptarit i hapi udhë suksesit të Peskarës, pasi ekipi italian do të shënonte edhe tri herë të tjera.

Një ndeshje pozitive edhe për shqiptarin tjetër të Peskarës, Kastrati. Portieri po luan rregullisht në këto miqësore, duke bërë paraqitje shumë të mira. Edhe pse nuk pritet të jetë titullar në kampionat, Kastrati po jep indikacione të mira trajnerit të tij./Veronik Istrefaj – vipsport.al/