Teuta është e pandalshme në merkato, firmos edhe ylli i Flamurtarit

Një ndër skuadrat më aktive në merkato dhe padyshim që po bën blerje të mëdha, të paktën nga ajo që lojtarët kanë dhënë sezonin e fundit është Teuta. Klubi durrsak, i drejtuar nga Bledi Shkëmbi duket se do të ketë objektiva madhorë këtë sezon dhe këtë e tregojnë më së miri afrimet e bëra deri më tani.

Së fundmi, Teuta ka arritur të nënshkruajë me mesfushorin Lancinet Sidibe. Lajmi bëhet i ditur nga “Sport News” që raporton se palët kanë qenë në bisedime prej disa ditësh, por kishin mbetur vetëm pak detaje dhe mesa duket, gjithçka është mbyllur dhe pritet vetëm zyrtarizimi nga klubi.

Sezonin e fundit, Sidibe ka qenë pjesë e flamurtarit dhe një lojtar kyç në formacionin vlonjat. Me këtë afrim te Teuta, shkon në 3 numri i futbollistëve të cilët kanë lënë kuqezinjtë për “Djemtë e Detit”. Pak ditë më parë, kanë firmosur edhe Ditmar Bicaj e Kamara, pa harruar edhe afrime si Osmani i Skënderbeut apo edhe Isli Hidi e Sherif Kallaku nga Laçi. /Erjon Allaraj-Vipsport.al/