Tekniku i Torpedos për Kukësin: Kundërshtar shumë i fortë, por ne do synojmë kualifikimin

Trajneri i Torpedos, Kakha Çkhertiani, tha në konferencën e tij për shtyp një ditë para ndeshjes kundër rkipit shiqptar Kukësit, se ka respekt maskimal për kundërshtarin, por do të synojë vetëm fitoren dhe kualifikimin për skuadrën e tij:

“Sot është një ditë shumë e vështirë në historinë e Gjeorgjisë dhe ne i përkulim heronjve. Sa i përket ekipit, ne jemi gati. Kjo është një ndeshje shumë e rëndësishme dhe për këtë arsye ne jemi të detyruar të luftojmë deri në fund për sukses. Dua që të gjithë gjeorgjianët të vijnë e të na shohin. Ne do të bëjmë çmos për t’i sjellë atyre suksesin.

Kundërshtari është një ekip shumë i fortë. Luajnë kundërsulmim shumë mirë. Nëse shikojmë ndeshjen kundër Karabakut, kundërshtari nuk ka lënë hapësira. Natyrisht, kemi strategjinë tonë kundër tyre dhe kam shpresë të madhe për lojtarët e mi.

Shpresa është shumë e madhe para ndeshjes dhe jam i sigurt se shumë tifozë do të vijnë. Mbështetja e tyre është shumë e rëndësishme për ne.

Dzaria është një lojtar i mirë dhe është profesionist dhe do të shpenzojë sa më shumë që të jetë e mundur për ekipin e tij. Nuk mund të them asgjë tjetër, sepse ekipi ynë është ekipi kryesor për ne dhe ne do të luftojmë deri në fund,- përfundoi tekniku i Torpedos,/Veronik Istrefaj – vipsport.al/