Tekniku i Dortmundit, Favre: Kemi ende shumë punë për të bërë!

“Ne kemi shumë për të bërë, ende asgjë nuk është ok”,- tha Favre, ekipi i të cilit kishte triumfuar 4-3 kundër një nga klubeve të tij të mëparshme, FC Zyrih, në një miqësore me dyer të mbyllura.

Skuadra e Dortmundit, e njohur për potencialin e sulmues, me emra si Marko Rois, Kristian Pulisiç, Mario Gëce dhe Shinxhi Kagaua, ka gjasa të jetë një nga skuadrat më tërheqëse dhe emocionuese për tu parë në kampionatin gjerman në 2018/19.

Megjithatë, Favre theksoi nevojën për të arritur ekuilibrin e duhur në mes të mbrojtjes dhe sulmit, nëse synojnë të rivalizojnë me kampionët e Bundesligës, Bajern Mynih.

“Ndonjëherë ne duhet të luajmë më thjeshtë dhe të shmangin rreziqet”, shpjegoi Favre. “Ne e humbim formën tonë shumë shpejt, dëmtime të panumërta, ngarkesa fizike të panevojshme dhe shumë probleme të tjera.

Gjithsesi, besoj se ky sezon do të jetë më ndryshe dhe jam i bindur se djemtë do të bëjnë një punë shumë të mirë”,- përfundoi tekniku i Dortmundit./Veronik Istrefaj – vipsport.al/