Te Totenhemi ishte “i izoluar”, braziliani Lukas Moura drejt Spanjës

Te PSG-ja ra në sy me lojën e tij të shpejtë dhe kjo bëri që në janar Totenhemi ta blinte sulmuesin anësor Lukas Moura. Por aventura e brazilianit në Premier League duket se ka zgjatur shumë pak.

Ai nuk gjeti hapësira me skuadrën londineze dhe edhe pse kjo e fundit nuk arrit të bënte asnjë blerje në merkaton e kësaj vere, është gati ta shesë brazilianin për një ofertë të mirë financiare. Ofertë që vjen nga Spanja në këtë moment.

Zëvendëspresidenti i Betisit, Lorenzo Serra Ferrer, ka bërë me dije se është gati oferta konkrete për Lukas Mourën dhe shpresohet shumë që ai të arrihet marrëveshja me Totenhemin para mbylljes së merkatos. / Vipsprot.al