Te Skënderbeu nuk e pa fushën, sulmuesi çek shënon për Sigmën në Europa League

Sigma Olomuc është kualifikuar për në turin tjetër të Europa League, pasi e ka fituar edhe ndeshjen e dytë më Kairat Almatin. Këtë radhë skuadra çeke fitoi në transfertë, me rezultatin 1-2, ndërsa ndeshjen e parë e kishte fituar 2-0 .

Serinë e golave e hapi ish-sulmuesi i Skënderbeut, Martin Nespor, i cili në verë firmosi për Sigma Olomuc, duke synuar rilindjen pas aventurës së dështuar në futbollin shqiptar.

Nespor kaloi në formë huazimi nga polakët e Zaglebies te Skënderbeu verën e kaluar dhe u prezantua me bujë të madhe, por ai u pa në fushë me fanellën e kampionëve shumë pak minuta. Nga klubi korçar u tha se lojtari kishte probleme fizike, ndaj nuk luante.

Tashmë Nespor ka gjetur veten në vendlindje dhe po shënon gola të rëndësishëm, siç ishte ky i sotmi në Europa League. / Vipsport.al