Surpriza në “Europa League”, të mëdhatë zhgënjejnë, Kukësi me një “këmbë jashtë” Europës

U luajtën sot ndeshjet e para të turit të tretë në “Europa League”. Vendi ynë u përfaqësua vetëm nga skuadra verilindore e Kukësit, por as të besuarit e Cungut nuk bënë një paraqitje të mirë. Blutë u ndëshkuan me rezultatin 5-2 dhe kualifikimi për ta, duket shumë i vështirë.

Në ndeshjet e tjera, surprizat nuk kanë munguar dhe kanë qenë të shumta. Të mëdhatë janë ndëshkuar, madje keqazi. Zenit dhe Fejnord janë mposhtur me rezultatin 4-0 nga kundërshtarët e tyre, duke tregtuar se nuk janë më në vitet e tyre më të mira.

Po ashtu, edhe Legia e Varshavës ka befasuar të gjithë, pasi është mposhtur 1-2 në fushën e saj. Një ndeshje për tu harruar për ta. Atalanta e Etrit Berishës bëri detyrën në fushë kundërshtare, duke fituar bindshëm 1-4 dhe duke hedhur një hap të rëndësishëm në kualifikim.

Portieri shqiptar nuk luajti për asnjë minutë në fitoren e skuadrës së tij. Ndërsa talenti kosovar, Zhegrova u aktivizua vetëm 8 minta në fitoren e Genkut 2-0. Një paraqitje pa notë për talentin 19-vjeçar./Veronik Istrefaj – vipsport.al/