Superkupa e Europës/ Real Madridi regjistron 33 lojtarë, surpriza në listën e Lopeteguit

Të dielën e datës 15 gusht, Europa do të hedhë sytë nga Talini aty ku do të luhet derbi i Madridit mes Realit dhe Atletikos, në kuadër të Superkupës së Europës. Reali vjen në këtë takim si fitues i Ligës së Kampionëve, ndërkohë që Atletiko vjen si fitues i Ligës së Europës.

Në listën paraprake të dorëzuar për këtë takim, vihet re se Realin Madridi ka regjistruar plot 33 futbollistë, nga të cilët janë Kovaçiç që ka firmosur me Çelsin dhe Modriç që nuk pranon të stërvitet me madrilenët. Blerja më e re e madrilenëve, Tibo Kortua është lënë jashtë, por sërish ekziston mundësia që të bëhen ndryshime në këtë listë.

Nga ana tjetër, Simeone ka regjistruar vetëm 24 futbollistë në këtë listë, nga të cilë 2 portierë (Oblak, Adam) dhe 3 lojtarë që vijnë nga akademia (Olabe, Molejo dhe Borja Garsis). /Erjon Allaraj- Vipsport.al/