Sulmuesi i Torpedos çudit pas fitores 5-2: Tani shanset janë 60-40!

Tornike Kapanadze, sulmuesi i Torpedos, nuk mendon se skuadra e tij e ka siguruar kualifikimin e mëtejshëm në Ligën e Europës, pavarësisht fitores së pastër 5-2 përballë Kukësit.

“Jam i lumtur me rezultatin, kemi një avantazh të rehatshëm para ndeshjes së dytë, por nuk duhej të shkaktonim atë penallti dhe të pësonim golin e dytë. Mendoj se rezultati do të ishte më mirë 5-1. Kështu, shanset tona për kualifikim do të ishsin më të larta se tani që janë 60-40”, tha autori i golit të 5-të për Torpedon.

Ndërkohë, Kukhianidze, autori i dy golave të parë, mendon se fakti që u shënua aq shpejt, vendosi fatin e takimit. “Nuk ka skuadra të dobëta në Europë dhe dy golat e shpejtë na ndihmuan ne që të fitonim këtë sfidë”, ishin fjalët e tij pas përfundimit të takimit. /vipsport.al/