Sulmuesi i kombëtares pritet për të mbyllur merkaton e Luftëtarit

Luftëtari ka vuajtur shumë në vijën e parë, sidomos nga largimi i Kristal Abazajt. Bluzinjtë e kanë nisur në mënyrën më të keqe të mundshme këtë sezon, madje janë mundur në fushën e  tyre nga Kastriotit dhe fundjavën e shkuar dështuan edhe në Laç.

Bëhet fjalë për sulmuesin Ismail Dunga, sulmuesi nga Kenia që ka luajtur edhe me Kombëtaren e shtetit të tij, një njohje e trajnerit të skuadrës bluzi, sllovenit Milos Kostiç, pasi të dy kanë qenë pjesë e skuadrës greke Aharnaikos. Madje, në atë periudhë sulmuesi kenian ka qenë në formën e vete më të mirë.

Siç bëhet e ditur nga shtypi kenian, bisedimet kanë avancuar, madje të kontaktuar edhe nga “Vipsport.al”, drejtuesit bluzinj kanë konfirmuar bisedimet dhe presin që sot ta zyrtarizojnë sulmuesin që më parë ka luajtur në Kenia, Afrikën e Jugut, Zambia dhe Marok, krahas Greqisë.

25-vjeçari që luan si sulmues “pykë” pritet që të mbërrijë në Gjirokastër, madje klubi e ka edhe në listën e federimeve si bëhet e ditur. /Vipsport.al/