Statistika dhe kuriozitete/ Kukësi kundër historisë, në Elbasan për t’i dhënë fund një makthi

Kukësi do të presë sot në “Elbasan Arena” Torpedo Kutaisin nga Gjeorgjia në takimin e vlefshëm për turin e tretë eliminator të Ligës së Europës. Ndeshja e parë e luajtur në transfertë, është mbyllur me humbje për verilindorët me rezultatin e thellë 5-2, por sonte ata do të kërkojnë që të përmbysin gjithçka.

Në fakt, vetëm njëherë ka ndodhur që Kukësi të përmbysë rezultatin e ndeshjes së parë, madje edhe këtë e ka bërë në transfertë. Në vitin 2015, Mladost Podgorica fitonte me rezultatin 0-1 në “Qemal Stafa”, ndërkohë që një javë më vonë, Kukësi triumfonte me shifrat 2-4 në Podgoricë.

Në raste të tjera, Kukësi ka humbur ndaj Austrisë së Vienës 1-0 në transfertë dhe 1-4 në shtëpi, ndërkohë që ndaj Sherifit ka humbur 1-0 në transfertë dhe ka fituar 2-1 n shtëpi. Edhe Trabzonspori fitonte 0-2 në Shqipëri ndaj Kukësit dhe 3-1 në Turqi duke kaluar në fazën e grupeve.

Kukësit do t’i mjaftonte një fitore 3-0 ose 4-1 që të kalonte në turin tjetër, por asnjëherë verilindorët nuk kanë arritur të marrin fitore me 3 gola diferencë në një kompeticion europian, si në Europa League, ashtu edhe në “Champions League”.

Në tre takimet që Kukësi ka luajtur në “Elbasan Arena” sa i përket Europës, ka fituar vetëm 1 ndaj Sherif Tiraspolit, fitore e cila nuk mjaftoi për t’u kualifikuar, ndërkohë që numëron e një barazim e një humbje. Humbte thellë, 4-1 me Austrinë e Vjenës, ndërkohë që barazonte 1-1 ndaj Rudar Pljevljas.

Kjo është hera e parë që Kukësi përballet më një ekip gjeorgjian në Europës, por jo hera e parë që përballë ka një skuadër me emrin Torpedo. Në vitin 2015, verilindorët kualifikoheshin ndaj Torpedo Zhodinos me rezultatin 2-0 në “Qemal Stafa” dhe 0-0 në Bjellorusi. /Erjon Allaraj-Vipsport.al/