Skënderbeu zyrtarizon firmën, nënshkruan me sulmuesin e ri nga Mali

Klubi i Skënderbeut ka bërë të ditur se sulmuesi 21-vjeçar Saliu Guindo është edhe zyrtarisht pjesë e korçarëve në vazhdim. Futbollisti ka nënshkruar sot një marrëveshje afatgjatë me klubin dhe është vënë menjëherë nën urdhrat e Orges Shehit për përgatitjet e ndeshjes së fundjavës.

Talenti 21-vjeçar shihet si një nga elementët premtues të së ardhmes nga klubi bardhekuq që beson se mund të kryejë me të një tjetër operacion të tipit Olajinka, për të përfituar financiarisht nga lojtari i përfaqësueses U21 të Malit.

NJOFTIMI I SKËNDERBEUT

Guindo, zyrtarisht bardhekuq”

Saliu Guindo prej sot është zyrtarisht lojtar i KF Skënderbeu.

– 21 vjeçari nga Mali ka nënshkruar sot kontratën që e lidh me klubin bardhekuq për 3 vitet e ardhshme.

– Pas firmës, sulmuesi është vendosur nën urdhrat e trajnerit Orges Shehi. /vipsport.al/