Skënderbeu mendon të sigurojë të ardhmen, firmos talenti i Kombëtares

Largimet e rëndësishme që Skënderbeu kishte kohët e fundit, thuajse janë zëvendësuar m,e lojtarë të rinj por në dy ndeshjet e para, ata treguan se janë cilësorë gjithashtu. Mesa  duket, politika e Skënderbeut këtë sezon është vetëm promovimi i të rinjve dhe përpjekja e tyre për t’i shitur jashtë vendit në një të ardhme të afërt.

Kështu, korçarët kanë arritur të sigurojnë shërbimet e një tjetër futbollisti të ri në moshë. Bëhet fjalë për talentin e Shqipërisë U19, Enes Isufi. Mbrojtësi shkodran, i cili sezonin e fundit ka qenë pjesë e të rinjve të Vllaznisë ka firmosur me Skënderbeun dhe sot pritet të bëhet prezantimi i tij.

Përveç se me Vllazninë, mbrojtësi 18-vjeçar ka luajtur edhe me ekipet zinxhir të Kombëtares, ku më parë ishte pjesë e Shqipërisë U17, ndërkohë që së fundmi, Erjon Bogdani, trajneri i Shqipërisë U19 e grumbulloi me skuadrën e tij, duke bërë një paraqitje të kënaqshme. /Erjon Allaraj-Vipsport.al