Skandali, katër futbollistë të Kukësit nuk lejohen të shkojnë në Gjeorgji

Skandaloze kjo që po ndodh me Kukësin, ekipin shqiptar që të enjten luan ndeshjen e parë të turit të tretë të Europa League me Torpedon në Gjeorgji. Janë katër lojtarët e Kukësit, që nuk janë lejuar të udhëtojnë drejt Gjeorgjisë dhe konkretisht bëhet fjalë për sulmuesin Rexhinaldo, Edis Maliqin, Valon Ethemin dhe Faton Malokun.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi kuksiane, që me shqetësim të madh ka ngritur problemin. Katër futbollistët nuk janë pajisur me vizë hyrëse për në Gjeorgji. Klubi kuksian kërkon ndërhyrjen e menjëhershme të klubit pritës, FSHF-ja dhe UEFA në mënyrë që ndeshja e së enjtes të mos dështojë. Një problem i tillë ndodhi me portierin Maloku edhe për ndeshjen me Karabakun në Azerbajxhan, ndërsa tani bëhet fjalë për katër lojtarë.

 

Ja njoftimi i klubit kuksian:

Ju njoftojmë me shqetësim të madh se ndeshja e parë e Turit të Tretë të Europa League, që luhet me datë 09/08/2018 ne orën 21:00 në Bilisi midis Torpedo (Gjeorgji) dhe Kukësi (Albania) rrezikon të dështojë për shkak se katër lojtare të ekipit tonë të formacionin nuk janë pajisur me vizë hyrëse nga autoritetet gjeorgjiane, konkretisht Fait Reginaldo, nga Mozambiku, Valon Ethemi dhe Edis Maliqi nga Maqedonia si dhe Fatjon Maloku nga Kosova. Me të mësuar përballjen me Torpedo, që nga Azerbaxhani kur u njohëm me kundërshtarin, kemi hyrë në kontakt me ekipin e Torpedos, ku ju kemi dërguar nacionalitetet e lojtarëve për paisjen me viza. Është shkëmbyer i gjithë dokumentacioni I duhuri me klubin pritës dhe konsullaten gjorgjiane në Stamboll, atë shqiptare në Stamboll, kemi vëne në dijeni Ministrine e Jashtme Shqiptare, delegatin e UEFA-s që të na ndihmojnë, në pershpejtimin e marrjes së vizave. Nga klubi dhe autoritetet gjorgjiane na është premtuar se ky problem do të zgjidhet ,deri tani në oren 17:00 ku na njoftojnë që është e pamundur. Nisur nga kjo situatë ne kërkojmë që nga klubi pritës, federata, autoritetet gjorgjiane dhe Uefa që kjo ndeshje të mos dështojë. Sepse ngelen katër lojtare që nuk udhëtojnë me ekipin, ku të gjitha masat janë marrë që nga udhetimi, akomodimi në hotel dhe së 21:00 drejt Gjorgjise pa këta lojtare. Është dërguar e gjithë plani i veprimeve në hotel ekipin mik dhe delegatin. Ne po kerkojmë dhe po shohim mundesinë që në rast të mos dhënies së vizave për këta lojtarë ndeshja të shtyhet dhe përgjegjës të jetë Klubi organizator. Futbolli është për ti bashkuar njerezit dhe jo për ti ndarë. Ky gjest e dëmton futbollin dhe fair play.

more recommended stories