Shkëlqeu në Botërorin e Rusisë, Monako afron mesfushorin e kombëtares belge

Monako ka bërë një lëvizje të rëndësishme për forcimin e skuadrës. Klubi nga principata ka befasuar me këtë lëvizje të fundit, duke marrë lojtarin e kombëtares së Belgjikës, mesfushorin anësor Naser Çadli.

Ai ishte një nga lojtarët që shkëlqyer në Botërorin e Rusisë, edhe pse nuk e nisi këtë kompeticion si titullar. Në ndeshjen e parë që luajti ishte vendimtar dhe shënoi gol me fanellën e Belgjikës, ndaj dhe më pas trajneri Martinez i besoi nga minuta e parë.

Lojtari i WBA-së në Premier League, sipas asaj që raporton “Sky Sports UK”, ka kaluar vizitat mjekësore në klubin francez dhe tashmë mund të quhet zyrtarisht pjesë e tij, edhe pse nuk është bërë prezantimi dhe nuk janë bërë ende të ditura detajet e marrëveshjes. / Vipsport.al