Shansi i artë i Gjimshitit, trajneri e planifikon titullar në Ligën e Europës

Berat Gjimshiti do të ketë shansin e artë për të treguar vlerat e tij me fanellën e Atalantës dhe për të bindur klubin se meriton hapësira ose ndjekësit e tij që të insistojnë më shumë që ta afrojnë në ditët e fundit të merkatos. Mbrojtësi do të luajë të enjten titullar në radhët e Atalantës në Ligën e Europës, ashtu si edhe Berisha, në ndeshjen që do të zhvillojë kundër Hapoel Haifa.

“Në mbrojtje do të luajnë Gjimshti, Mancini, Reka dhe Kastanje, në portë do të dëshiroja të kisha Golinin, por edhe Berisha ka nevojë të luajë dhe tani po paraqitet mirë”, ishin fjalët e Gasperinit para ndeshjes, duke bërë të qartë se mbrojtësit do t’i jepej shansi që kishte pritur prej shumë kohësh.

fitorja 4-1 në ndeshjen e parë i jep mundësinë Atalantës të bëjë shumë  eksperimente të në takimin e kthimit që e luan në fushë e vet dhe Gasperini do ta përdorë këtë sfidë si test për duelin e fundjavës në kampionatin italian të futbollit. /vipsport.al/