“Salah do qëndrojë dhe 4 vite te Liverpuli, pastaj do të jetë lojtar i Realit”, ish-sulmuesi flet i bindur

Në sezonin 2017-18, Mohamed Salah realizoi plot 44 gola në sezonin e tij debutues me Liverpulin, duke bërë që e gjithë botë të mahnitej nga paraqitjet e tij. U fol se Salah, 26-vjeç, do të transferohej në Madrid gjatë kësaj vere, pasi presidenti i Realit, Florentino Perez është mahnitur nga performancat e tij në sezonin e shkuar.

Megjithatë, Liverpuli e ka “lidhur” Salanë, pasi gjatë kësaj vere, i ka rinovuar kontratën deri në vitin 2023.

Gjithsesi, patrioti i Salah dhe ish-sulmuesi i Totenham në Premier Ligë, Mido tha për “Sky Sports”: “Unë kam folur me njerëzit përreth tij, ai është shumë i lumtur dhe ai dëshiron të qëndrojë në Liverpul për aq kohë sa të mundet.

“Ai ka “rilindur” aty dhe mendoj se do të dëshirojë të qëndrojë në “Anfield” për tre apo katër vjet, më pas nuk do të mund t’i thojë “JO” Realit.

“Real Madridi është masiv.Për të qenë atje dhe të ndjehen të dashur nga tifozët, kjo është ajo që çdo lojtar ëndërron”./Veronik Istrefaj – vipsport.al/