Saki: Do të jetë një sezon i madh për Milanin, Leonardo dhe Maldini janë të rëndësishëm

Arrigo Saki, ish-trajneri i Milanit, foli për “Rossonerët” për italianen “La Gazzetta Dello Sport”, duke shprehur lumturinë e tij për pronësinë e re.

“Unë jam i lumtur dhe jam i sigurt se ky do të jetë një sezon i shkëlqyer për ta. Më pëlqen mënyra se si pronësia e ka kryer biznesin e saj, angazhimi i Leonardos dhe Maldinit është i rëndësishëm, jo vetëm se janë ish-milanistë, por janë edhe inteligjent dhe kompetent në punën që bëjnë.

Jam i bindur se Kaldara do të bëjë mirë, Higuain do të jetë vendimtar, ai është një kampion që ne e kemi admiruar për Napoli dhe Juventus.

Talentët e vitit të kaluar do të bëhen burra dhe kufijtë do të zhduken për të lënë hapësirë për rritje.

Në vitin 1987-88, Milani shkoi nga vendi i pestë në renditje, për tu bërë kampion.

Klubi, historia dhe tifozët do të ndihmojnë “Rossonerët”, por ata duhet ta besojnë atë, duhet të bëhen të gjithë së bashku”, përfundoi Saki./Veronik Istrefaj – vipsport.al/