Video/ Rivalët e mundshëm të Kukësit/ Ludogorets mposht minimalisht në shtëpi skuadrën e Zrinjskit

Edhe pse Kukësi ka tashmë shumë pak shanse që të kualifikohet për në turin tjetër të “Europa League”, pas humbjes 5-2 në fushën e Torpedo, nuk mund ta quajmë të pamundur.

Në rast se verilindorët arrijnë të gjejnë mrekullinë dhe të përmbysin Torpedon, në fazën tjetër do të kenë njërën nga skuadrat, Ludogorets ose Zrinjski.

Ekipi bullgar arriti të triumfonte në shtëpi me rezultatin minimal 1-0 kundër Zrinjskit në ndeshjen e parë, por kualifikimi është ende i hapur dhe të dyja skuadrat mund të kalojnë në fazën tjetër. Golin e vetëm për skuadrën bullgare u shënua nga Moti, në minutën e 16′ të takimit./Veronik Istrefaj – vipsport.al/