Rexhinaldo bashkohet me skuadrën, kapiteni i Torpedos: Fitore historike për Gjeorgjinë

Mëngjesin e sotëm, sulmuesi i Kukësit Rexhinaldo, është bashkuar me pjesën tjetër të skuadrës në Tbilisi, pasi pala gjeorgjiane vendosi ta pajiste me vizë edhe pse më parë kishte refuzuar. Ai pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Torpedos megjithëse ka qëndruar për shumë orë në aeroport dhe lodhja mund të ndikojë në paraqitjen e tij.

Nga ana tjetër, lojtarët e Torpedos janë të sigurt se do të arrijnë të marrin një rezultat pozitiv, pavarësisht se e pranojnë që Kukësi është një skuadër e fortë që të hap probleme. Kapiteni i ekipit, Roin Kvaskvadze është shprehur se ndaj Kukësit do të luhet vetëm për fitore dhe ajo fitore nuk do të jetë vetëm për Kutaisin, por edhe për Gjeorgjinë.

“Ndeshja me Kukësin do të jetë shumë e rëndësishme për ne. Kur them për ne, duke nënkuptoj vetëm Kutaisin, por do të jetë një fitore historike për futbollin në Gjeorgji. Do të bëjmë gjithçka në mënyrë që të arrijmë rezultatin që duam.

Skuadra është gati psikologjikisht dhe duhet të jemi të qetë për të provuar që të kalojmë. Nëse arrijmë të kalojmë edhe këtë tur, atëherë do të jetë më e lehtë pasi ne do të fitojmë më shumë besim te vetja”, u shpreh kapiteni i Torpedo Kutaisit. /Erjon Allaraj- Vipsport.al/

Kapiteni i Torpedo Kutaisit, Roin Kvaskvadze