Reali dorëzon në FIFA dosjen “Luka Modriç”, panik tek Interi

Siç ka bërë me dije vetë FIFA, nëpërmjet një anëtari të saj, i cili i ka folur për “Press Association Sport”, në organin drejtues të futbollit botëror ka mbërritur tashmë ankesa zyrtare e Real të Madridit për Interin.

Kjo ankesë lidhet me mesfushorin kroat Luka Modriç, të cilin klubi italian kërkoi ta ofronte gjatë merkatos së verës, por sipas drejtuesve të Realit, duke shkelur rregullat e “fair-play”-in financiar.

Dokumentacioni i dorëzuar në FIFA është i plotë, ku juristët e klubit të madh spanjoll kanë përpiluar gjithçka me shumë kujdes. / Vipsport.al