Progni dhe Asani janë të bindur: Ndeshje e bukur, vijmë për tre pikët

Te Partizani duket se të gjithë janë të bindur se ndeshja e sotme ndaj Skënderbeut do të jetë e duhura për të provuar se janë një ekip pretendent. Pak minuta pas mbërritjes në stadiumin e qytetit të Korçës, dy nga futbollistët e Partizanit, Gerhard Progni dhe Jasir Asani, kanë treguar bindjen që kanë se mund të marrin maksimumin nga kjo sfidë.

“Është e vërtetë që nuk e kemi mundur Skënderbeun vjet, por sidomos ne Tiranë kemi bërë ndeshje të mirë. Këtë vit është më ndryshe, ekipi është rinovuar me lojtarë të tjerë, do të jetë e bukur për publikun”, tha Progni për “SuperSport”.

Ndërkohë, Asani shprehet se është gati të lërë shenjë në këtë ndeshje duke shënuar gol. “Besoj se po, do jetë një ndeshje shumë e mirë. Ne do marrim tre pikët, kemi ardhur për tre pikë këtu”, tha sulmuesi i Partizanit. /vipsport.al/