Play-off i Ligës së Europës / Jo vetëm Shkëndija, të gjitha çiftet e turit tjetër

Në dy javët e ardhshme, turi play-off i Ligës së Europës do të përcaktojë 21 skuadrat të cilat do të kalojnë në fazën në grupe të turneut. Sipas shortit të hedhur që dy javë më parë, të gjithë dinë se me kë do të ndeshen dhe kanë filluar ndoshta që sot përgatitjet për duelet e radhës.

Shkëndija e Tetovës ka ndjekur me shumë vëmendje sot ndeshjen e Rosenborg përballë Kork Siti, për të kuptuar ndonjë nga dobësitë e këtij kundërshtari që i ka vënë përballë shorti. Por nuk do të jetë ky çifti i vetëm interesant i play-off.

Sfida të forta parashikohen të jenë edhe ato mes Atalantës dhe Kopenhagës, apo Olimpiakos=Bërnli dhe Partizan Beograd-Beshiktash, të gjitha duele që duhen ndjekur pasi garantojnë spektakël në rrugëtimin për të mësuar se kush do të shkojë në fazën në grupe të këtij turneu. /vipsport.al/

NDESHJET E PLAY OFF
Olimpija Ljubljana – Spartak Trnava
APOEL – Astana
Rosenborg – Shkëndija
Dudelanzh –CFR Kluj
Suduva – Sëlltik
Sherif Tiraspol – Karabak
Malmoe –Midtjilland
Torpedo Kutaisi – Ludogorets
Zenit –Molde
Trençín –AEK Larnaka
Genk – Brondbi
Olimpiakos – Bërnli
Zoria Luhansk – RB Lajpcig
Sigma Olomouc – Sevilja
Sarpsborg –Makabi Tel-Aviv
Gent –Bordo
Partizan Beograd – Beshiktash
Rapid Vjenë –FCSB
Apollon Limasol – Bazel
Rejnxhërs – Ufa
Atalanta –Kopenhagë