Partizani i plotë, zhvendoset në Pogradec një natë para premierës me Skënderbeun

Skënderbeu-Partizani është kryendeshja e javës së parë të kampionatit të ri. Ajo do të zhvillohet nesër në stadiumin e Korçës dhe po pritet me mjaft interes nga të dyja tifozëritë.

Ekipi i kuq, siç njofton klubi me anë të faqes së tij zyrtare, ka mbyllur sot paradite përgatitjet për këtë transfertë dhe ka udhëtuar drejt Pogradecit, ku do të kalojë natën para ndeshjes premierë të kampionatit ndaj kampionëve në fuqi.

Në dispozicion të trajnerit Skënder Gega, janë të gjithë futbollistët dhe kjo është diçka pozitive për të kuqtë, të cilët synojnë rezultat pozitiv në fushën e rivalëve. Partizani pritet të ketë mbështetje nga tifozët e tij në këtë ndeshje, edhe pse është kohë pushimesh. / Vipsport.al