Optimizmi i Sadikut pas operacionit: Nuk do të jetë e lehtë, por do kthehem!

Armando Sadiku do kthehet!. Ky është premtimi që bën bomberi i përfaqësueses shqiptare në një mesazh në rrjetet sociale, pas operacionit në gjurin e majtë që do ta lërë për gjashtë muaj larg fushave të lojës.

Sulmuesi ka falënderuar ata që i kanë qëndruar pranë në këto ditë të vështira, ndërsa ka premtuar se do të jetë përsëri shpejt në fushë, ashtu si më parë, me fanellën kuqezi.

Mesazhi i Sadikut

Diçka e papritur më ndodhi! Por falë ndihmës së Zotit çdo gjë shkoi mirë dhe sot u ktheva në shtëpi pas operacionit! E di që nuk do të jetë e lehtë të qëndroj për një kohë të gjatë jashtë fushës. Por kush më njeh e di mirë që nuk është hera e parë për mua një dëmtim i tillë. Fjalët nuk më pëlqejnë shumë por do të punoj fort të kthehem përsëri në fushën e gjelbër! Faleminderit të gjithëve për sms inkurajuese që më keni dërguar, ju përshëndes, Armando.