Nuk mjaftojnë ambasadorët, kombëtaren shqiptare e refuzon mbrojtësi nga Maqedonia

Nëse dikur ishte Zvicra destinacioni i lojtarëve shqiptarë të cilët refuzonin kuqezinjtë, tashmë është edhe Maqedonia një kombëtare te e cila lojtarët me origjinë shqiptare preferojnë të luajnë. Një shembull për këtë, është 19-vjeçari Agron Rufati i cili aktivizohet në Kroaci me skuadrën e Istras.

I lindur në Zagreb, Rufati ka rënë në dy të përzgjedhësve nga Shpresat e Shqipërisë dhe ka qenë vetë Bushi ai i cili ka kërkuar me ngulm shërbimet e qendërmbrojtësit, por ky i fundit ka refuzuar duke preferuar të qëndrojë te Maqedonia, aty ku është pjesë e 19-vjeçarëve.

Në fakt, është babi i futbollistit, ai i cili kërkon me ngulm që djali i tij të përfaqësojë flamurin maqedonas, duke u bërë kështu pengesë. Vetë Bushi e ka takuar madje vazhdon ta takojë lojtarin, por ende nuk ka asgjë konkrete.

Sikur të mos mjaftonte Bushi, edhe Erald Çinari ka hyrë në lojë, për të bindur Rufatin që të kalojë te Shqipëria por po haset në kokëfortësi nga ana e tyre. Çinari dhe Rufati janë të dy pjesë e Istras në kampionatin kroat. /Erjon Allaraj-Vipsport.al/