Nuk kanë fund talljet me armikun e Shaqirit, këtë radhë e ka fajin Mançester Junajtid

Kujdes çfarë shkruani në rrjetet sociale pasi herët a vonë dikush do të kujtohet dhe mund të bëhesh shpejt objekt talljesh. Këtë e ka kuptuar mirë Geri Nevill, i cili është një përdorues i rregullit i Tëitter, por për shkak të gjërave që ka shkuar aty, sot është kthyer përsëri në vëmendjen e tifozëve. Ish-mbrojtësi i Mançester Junajtid të cilin të gjithë tashmë e quajnë armiku i Xherdan Shaqirit pasi flet vetëm negativisht për mesfushorin, ka shkruar disa vite më parë një frazë që i referohej tentativave të dëshpëruara të klubeve në ditën e fundit të merkatos.

“Ajo që dita e fundit e transferimeve të dhuron, është një tregim i qartë se cilët janë klubet e futbollit që menaxhohen keq”, shkruante ai në gushtin e vitit 2012, duke komentuar tentativat e klubeve të ndryshme.

Mançester Junajtid provoi sot pa sukses të blinte mbrojtës duke kërkuar shumë të ndryshëm dhe tifozët në rrjetet sociale i janë drejtuar menjëherë Nevill, i cili është ndër ata që mbron më me zjarr ish-klubin ku ka qenë kapiten, me frazën që kishte shkruar. Postime si “Të kujtohet kjo” apo “E vërtetë, Mançester Junajtid”, u shpërndanë sot me shpejtësi, duke bërë objekt talljeje ish-mbrojtësin anglez i cili tani është opinionist televiziv. /vipsport.al/