Nuk ka më dyshime, vendoset e ardhmja e Gjimshitit

Lëvizjet e fundit të skuadrave italiane në merkato, kanë qartësuar të ardhmen e mbrojtësi të Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti. Prej ditësh, raportohej për një largim të mundshëm të Gjimshitit, por që problem mbetej destinacioni pasi përveç Beneventos, asnjë skuadër tjetër nuk kishte interes për të.

Në pistë doli edhe emri i Sampdorias, por mesa duket, Gjimshiti është i destinuar që të qëndrojë në Bergamo, aty ku me shumë gjasa do të jetë pjesë e formacionit të Atalantës. “Tutto Mercato Web” raporton se Atalanta është shumë pranë blerjes së Rigonit nga Zeniti dhe me afrimin e tij, merkatoja e Atalantës do të mbyllej zyrtarisht.

Me këtë, nënkuptohet se zikaltërit nuk do të bëjnë blerje të tjera në mbrojtje dhe qëndrimi i Gjimshitit në Bergamo, është detyrim për skuadrën e Gasperinit, i cili mund edhe ta aktivizojë titullar në Ligën e Europës. /Erjon Allaraj-Vipsport.al/

more recommended stories