Nuk ka firmë për Rustem Hoxhën, mbrojtësi i thotë “jo” Laçit

Ndryshon gjithçka në orët e fundit të merkatos, Rustem Hoxha nuk do të jetë pjesë e Laçit edhe pse gjatë ditës së sotme nga klubi kurbinas dolën lajme se futbollisti është bërë pjesë e tyre.

Vip Sport ka mësuar se akordi mes palëve nuk është arritur, pavarësisht dëshirës së Laçit për të pasur në radhët e vet futbollistin me shumë eksperiencë i cili në vitet e fundit ka luajtur me Teutën dhe me Kukësin. Lojtari ka preferuar të mos u bashkohet kurbinasve për sezonin në vijim, ndërsa vazhdon bisedimet me klube të tjera në elitën e futbollit shqiptar dhe jashtë.

Hoxha vazhdon të mbetet një lojtar i lirë e si rrjedhojë ka mundësi të nënshkruajë me skuadra të tjera edhe pse sonte mbyllet zyrtarisht merkato në Superiore. /vipsport.al/

more recommended stories