Nuk është vetëm Bufon, një tjetër legjendë largohet zyrtarisht nga Juventusi

Afrimet e reja që ka bërë Juventusi në këtë merkato të verës, sidomos në mesfushë, duket se kanë detyruar një ndër lojtarët më të vjetër të skuadrës, për t’u larguar zyrtarisht nga ekipi. Bëhet fjalë për Klaudio Markizion i cili ka vendosur t’i japë lamtumirën bardhezinjve në ditën e fundit të merkatos.

Lajmi u bë i ditur nga vetë faqja zyrtare e Juventusit, ku falënderon Marikizon për gjithçka që ka dhënë me bardhezinjtë dhe i uron suksese për të ardhmen. Ky ishte lojtari i dytë veteran që largohet nga skuadra e Alegrit këtë merkato, duke qenë se pak javë më parë, u largua edhe Bufon.

Alternativat nuk janë një problem për Alegrin, duke qenë se ka mesfushorë mjaft cilësorë, por eksperienca që Markizio ka, me siguri do të jetë një minus i madh. Me “zonjën e vjetër”, mesfushori 32-vjeçar arriti të fitonte 7 Seria A, 1 Seria B, 4 Kupa dhe 3 Superkupa të Italisë, duke u larguar në këtë mënyrë me një numër të konsiderueshëm trofesh. /Erjon Allaraj-Visport.al/