Një tjetër rikthim në Superiore, Mustafa stërvitet me Flamurtarin

Flamurtari po përgatitet për sezonin e ri që do të nisë pas vetëm një jave, ndërkohë që për fazën përgatitore, vlonjatët kanë zgjedhur Greqinë, aty ku edhe kanë zhvilluar 2 ndeshje miqësore.

Gjatë ditëve të fundit, Flamurtarit që tashmë drejtohet nga ilir Daja, i është bashkuar mesfushori Argjent Mustafa. “VIP Sport” është interesuar në lidhje me këtë afrim, ndërkohë që burime pranë klubit raportojnë se mesfushori i vetëm do të stërvitet këto ditë me skuadrën dhe më pas, do të vendoset nëse do të firmosë kontratë apo jo.

Tekniku Daja e njeh mirë Mustafën pasi me të ka punuar si te Besa, ashtu edhe te Tirana dhe duket ditur se ka kaluar shumë kohë që nga bashkëpunimi me të, ka menduar që ta shohë si fillim e më pas të vendosë.

Në të kaluarën e tij, Mustafa ka luajtur gjithashtu edhe për skuadra si Partizani, Laçi, e së fundmi Kamza, ndërkohë që ka pasur një aventurës edhe në Vala-Superligën e Kosovës. /Erjon Allaraj- Vipsport.al/