Një tjetër huazim për “49 milionëshin” e Kosovës, kthehet përsëri në Holandë

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Donis Avdijaj, vazhdon karrierën e tij në huazim, duke mos arritur të shkëputet nga klubi i Shalkes edhe pse gjermanët kanë bërë të qartë se nuk ka të ardhme te ata. Klubi ka vendosur të mbajë në fuqi kontratën që ka lidhur me sulmuesin, të cilit i ka vënë një kaluzolë largimi prej 49 milionë eurosh.

Futbollisti, për të tretën herë, është huazuar nga skuadra e Bundesligës, këtë vit duke përfunduar në Holandë, ku kishte luajtur edhe në edicionin e kaluar me fanellën e Roda, duke shënuar 3 gola në 11 ndeshje. Këtë herë, ai firmosi te Uillem 2, një klub i cili ka si objektiv që të synojë renditjen në zonën e Kupave të Europës dhe për këtë arsye kërkonte lojtarë cilësorë.

Avdijaj u huazua dy sezone te Shturm Grac para se të kalonte te Roda e së fundmi te Uilliem 2, në pritje të përfundimit të kontratës që ka me Shalken, që të mbetet lojtarë i lirë dhe të zgjedhë vetë të ardhmen e  tij. /vipsport.al/