Një telash më shumë për Luftëtarin, titullari duhet të operohet përsëri

Klubi i Luftëtarit nuk po kalon një situatë të mirë sa i përket klasifikimit, si skuadra e vetme pa pikë pas dy javëve të para dhe gjendja përkeqësohet nga fakti se ka humbur shërbimet e një prej futbollistëve më cilësorë. Mbrojtësi Ivan Jakovljeviç me sa duket nuk do të jetë në dispozicion të skuadrës të paktën deri në dhjetor, për shkak të problemeve fizike.

Futbollisti u dëmtua në fundin e edicionit të kaluar dhe iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale gjatë verës. Por riaftësimi i tij nuk ka shkuar siç duhet dhe sipas “SuperSport”, lojtari do të jetë i detyruar t’i nënshtrohet një tjetër ndërhyrje kirurgjikalë në ditët në vazhdim.

Mbrojtësi i djathtë ka udhëtuar drejt Greqisë ku do t’i nënshtrohet këtij operacioni, ndërsa parashikohet që do t’i duhen edhe dy muaj të tjera pushim, për të filluar më pas fazën përgatitore dhe aktivizimin gradual. Kësisoj, Luftëtari mbetet në këtë periudhë delikate pa mbrojtësin e djathtë dhe do të vazhdojë të improvizojë në këtë rol Liçajn apo futbollistë të tjerë. /vipsport.al/

more recommended stories