Një klub grek refuzon Mavrajn, tani e kërkon Olimpiakos

E ardhmja e mbrojtësit të kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj duket se do të jetë kampionati grek dhe ky lajm konfirmohet nga vetë mediat e vendit fqinj. Gjigandët e Olimpiakosit kanë nisur të interesohen për mbrojtësin shqiptar dhe me shumë gjasa, në ditët në vijim, ai do të bashkohet me to.

Mediat greke, raportojnë se menaxheri i Mavrajt e ka afruar lojtarin te AEK-u pak ditë më parë, por paga që ka kërkuar ai (500 mijë euro), është konsideruar si tepër e lartë nga klubi i AEK-ut dhe në këtë mënyrë, është hedhur poshtë mundësia e kalimit të Mavrajt te verdhezinjtë.

Nga ana tjetër, Olimpiakosi e sheh Mavrajn si lojtarin e duhur në mbrojtje dhe që mund të bëjë mirë me fanellën e kësaj skuadre, duke ditur se ai ka shumë eksperiencë në kampionatin gjerman. Mavraj konsiderohet në Greqi si lider i mbrojtjes dhe se me eksperiencën e tij, ai mund të ndihmojë edhe mbrojtësit e tjerë. /Erjon Allaraj- Vipsport.al/

more recommended stories