Nga Milani te Kamza, Bonani: Mezi po pres që të luaj, ndaj Tiranës për fitore

Kamza ka qenë një ndër ekipet më aktive në merkaton e verës, duke bërë përforcime të mjaftueshme për të kërkuar qëndrimin në Kategorinë Superiore dhe pse jo për të tentuar surprizë.

Një ndër afrimet më cilësore, është mbrojtësi i dalë nga akademia e Milanit, Klaudio Bonani. Në një prononcim për “Supersport”, ai shprehet se e ka bindur projekti i skuadrës dhe se mezi pet që të zbresë n fushë me fanellën e Kamzës.

“Drejtuesit më kërkuan gjithë verën dhe më bindën. Jam i lumtur këtu dhe është hera e parë që luaj jashtë Italisë. Mezi pres që të debutoj me skuadrën e Kamzës.

Më kanë pritur shumë mirë. Kam gjetur ambient komod dhe kam kuptuar se trajneri kërkon të luajmë me qarkullim të topit dhe kjo më pëlqen. Nuk e njoh kampionatin por shpresoj të bëj mirë.

Tirana? Në çdo ndeshje hyjmë për të fituar. Kundër Tiranës është e vështirë por po përgatitemi në maksimum për këtë ndeshje”, u shpreh mbrojtësi 21-vjeçar. /Erjon Allaraj-Vipsport.al/