Në Spanjë janë të çuditshëm/ Megjithëse kundërshtarë, suksesin e klubit e festojnë me… fanellën e Barcelonës

Ndoshta lajmet më të çuditshme në Shqipëri dhe Kosovë, janë ato kur trajnerë ose futbollistë të një skuadre, shkojnë në stërvitje me veshje që kanë logot ose simbolet e skuadrave të tjera europiane, si Barcelona, Real, Inter apo Milan.

Në fakt, ka edhe më keq se kaq duke qenë se në Spanjë veshin fanellën e kundërshtarit në prezantimin e një suksesi të klubi. Bëhet fjalë për Numancian, skuadër që militon në Ligën e Dytë spanjolle.

Abonimet e këtij sezoni, kanë kapur një shifër rekord pasi për herë të parë janë anëtarësuar plot 4 mijë tifozë. Në foton që tregon këtë rekord, vihet re një përfaqësues nga klubi i Numancias, që gabimisht ndoshta ka veshur fanellën e Barcelonës. /Erjon Allaraj-Vipsport.al/