Në Shqipëri ishin heronj, skuadrat e tyre nuk kanë ku t’i çojnë

Kaleb Ekuban dhe Ali Soue ishin dy lojtarët të cilët erdhën nga kampionati italian në Shqipëri, duke bërë paraqitje fantastike me skuadrat e tyre repsektive.

Si Ekuban me Partizanin, ashtu edhe Soue me Skënderbeun arritën të bënin paraqitje fantastike në Shqipëri, duke rënë në sytë e shumë skuadrave të tjera europiane. I pari, u largua drejt kampionatit anglez, ku firmosi me Lidsin por në Angli ai ka rezultuar një dështim i madh.

Lidsi nuk ka në plan ta mbajë në skuadër Ekubanin, por problemi është që nuk ka se ku ta çojë pasi asnjë skuadër tjetër nuk është e interesuar për shërbimet e tij.

Si Ekuban, ashtu edhe Soue është pa skuadër. Pasi u shpall golashënues me Skënderbeun, Soue shprehej se shpreson që të qëndrojë te Kievo në Itali, por mesa duket klubi italian nuk është bindur nga ai. Në një intervistë për mediat e Gambias, ai shprehet se ka disa oferta, por që asnjëra ende nuk e ka bindur. Ndoshta, këto lëvizje të bëjnë të mendosh se kampionati shqiptar, ende nuk është në nivelin që pretendohet pasi yjet e Superiores, mbeten pa skuadra deh të gjithë duan t’i mbajnë larg vetes. /Erjon Allaraj- Vipsport.al/