Në Kosovë ka probleme të tjera, ndryshohet sërish emri i Superligës

Ashtu siç dihet, kampionati i Kosovës nuk ka një emër fiks duke qenë se janë sponsor të ndryshëm të cilët japin kontributin dhe financojnë dhe për këtë arsye, FFK-ja e quan në emër të kompanisë financuese.

Sezonin e fundit, liga e parë në Kosovës quhej Vala-Superliga, duke qenë se pikërisht kompania telefonike Vala ishte ajo e cila paguante si sponsor. Këtë vit, kjo kompani është “pushtuar” nga kriza dhe nuk ka konkurruar në tende.

Kompania fituese për sezonin e ardhshëm, është zgjedhur një tjetër kompani telefonike deh këtë herë ka qenë “IPKO”. Duke nisur nga ky sezon, kampionati i Kosovës do të njihet me emrin IPKO-Superliga. Më parë, emri ka qenë edhe Raiffeisen -Superliga. /Erjon Allaraj- Vipsport.al/