Në Korçë ia dhanë Radasit, Osmani e gjen shiritin te Teuta

Pak ditë më parë, Tefik Osmani njoftoi largimin e tij nga Skënderbeu, duke firmosur me Teutës e Durrësit. Megjithëse prej kohësh Osmani shprehej se me Skënderbeun do të vazhdonte të bënte histori, drejtuesit e Teutës arritën ta bindin që të kalojë në Durrës.

Atje, do të ketë si trajner ish-shokun e skuadrës, Bledi Shkëmbin me të cilin ka qenë pjesë e Skënderbeut. Ka qenë pikërisht Shkëmbi, ai i cili ka vendosur që të gradojë si kapiten Osmanin, gjë të cilën në Korçë nuk e arriti dot.

Kapiten i Skënderbeut, u vendos kroati Marko Radas dhe mesa duket, ngushëllimin për atë vendim të drejtuesve bardhekuq, Osmani ka arritur ta gjejë vetëm në Durrës me “Djemtë e Detit”. /Erjon Allaraj-Vipsport.al/