Në Guinea e bëjnë të kryer, Kukësi ka firmosur me ish-sulmuesin e Juventusit

përforcimi në repartin e sulmit. Mësohet nga Guinea se Oumar Kapi Ture do të jetë zyrtarisht lojtar i nënkampionëve të Shqipërisë.

Aktualisht, skuadra e klubit, së bashku me presidentin dhe stafin drejtues janë në Gjeorgji, aty ku po përgatiten që të luajnë kundër Torpedos vendase, ndeshje e vlefshme për kualifikueset e “Europa League”.

Gjithsesi, kjo gjë nuk e ka penguar gjetjen e akordit mes klubit të Kuksit dhe sulmuesit afrikan, i cili në të kaluarën ka veshur edhe fanellën e rëndë të Juventusit./Veronik Istrefaj – vipsport.al/