

Besar Musolli ka qenë sot një ndër elementët kyç të lojës së Kukësit sot ndaj Torpedo Kutaisi, si në fazën mbrojtëse, ashtu edhe duke krijuar raste në sulm për skuadrën e tij. Pas eliminimit, për Vip Sport ai tregon se pengu i vetëm i ekipit është ndeshja e parë, ku skuadra shpërdoroi shumë dhe ajo ndikoi kualifikimin e mëtejshëm.
“Asgjë nuk bëmë më ndryshe, ishim ekip i plotë dhe vlerësuam më shumë kundërshtarin. Të gjithë e dinim që ajo paraqitje atje nuk ishte reale sepse edhe ne kishim 7 raste të pastra për gol, u futëm me besim të plotë që do ia dalim sot. Mirëpo sporti është kështu. Mendoj që bëmë lojë shumë të mirë, pavarësisht se nuk ia dolëm”, u shpreh mesfushori.
Musolli, ashtu si shumë lojtarë të tjerë të Kukësit, do të ulet në tavolinën e bisedimeve me verilindorët për të diskutuar zgjatjen e bashkëpunimit me ta. Por ai preferon të mos komenton as zërat për largime të lojtarëve të tjerë nga radhët e verilindorëve.
“Sa i përket lëvizjeve në ekip, nuk jam i duhuri të jap një përgjigje, sepse nuk e di se çfarë do të ndodhë”, ishte komenti i vetëm i futbollistit. /Erjon Allaraj/vipsport.al./
more recommended stories
VIDEO/ Përgjaken rrugët e Zyrihut, nuk kalon pa probleme ndeshja e Napolit
Fitorja që Napoli mori në Ligën.
U ‘sulmua’ nga tifozi i Malmos, Hazard e bën të qartë: Nuk është siç duket, ja pse erdhi
Rastet kur tifozët pushtojnë fushën janë.
VIDEO/ Realizoi një perlë ndaj Napolit, Kololli: Nuk mund ta ndryshoja vendimin
Zyrihu pësoi një humbje në shtëpi.
Tare kritikon tifozerinë e Lacios, në Itali janë të gjithë kundër shqiptarit: I dashur Igli…
Lacio pësoi një humbje shokuese në.
Leave a Comment