Murinjo: Gjoba për Pogbanë? Të përgjigjet vetë, unë di të them se s’do jetë më kapiten!

Tekniku i Mançester Junajtid, Zhoze Murinjo, është përgjigjur për spekulimet se Pol Pogba do të gjobitet për komentet e tij.

Pogba tha disa ditë më parë para medieve: “Gjithmonë do t’i jap më të mirën tifozëve dhe shokëve të mi, pa marrë parasysh se çfarë po ndodh. Ka gjëra që unë nuk mund të them, përndryshe do të gjobitem”.

“Daily Telegraph” pretendon se fjalët nga Pogba e kanë zënë Murinjo në befasi dhe e zhgënjyen, pasi vetë Mou dorëzoi francezit edhe shiritin e kapitenit.

“Gjoba për Pogba? Duhet të pyesni vetë atë. Jam këtu për dy vite dhe disa muaj dhe i vetmi lojtar që u gjobit ishte Antoni Martial, kështu që nuk është e lehtë që futbollistët të gjobiten këtu”, -tha Murinjo.

“Nëse qëllimi i tij është të luajë për ekipin, për tifozët, nëse ky është objektivi që ai ka, e ka të drejtën e një ndeshje të keqe. Të gjithë kanë një ditë të keqe dhe kanë pak ulje-ngritje në nivelin e performancës. A është ai kapiteni?

“Jo. Antonio Valencia është… Sezonin e kaluar menduam se ishte para ndeshjes kundër Bazelit, menduam djalë të ri por personalitet të mirë, të bërë në akademi, normalisht një lojtar fillestar, ai ka kushte të jetë kapiten në të ardhmen dhe në vazhdimësi do të jetë kapiteni përsëri. Por kur të kthehet Antonio, do të jetë ai kapiteni!”/Veronik Istrefaj – vipsport.al/