Murinjo e gjen mbrojtësin më në fund, bisedime me lojtarin e PSG-së

Mançester Junajtid, skuadër e drejtuar nga tekniku portugez, Zhoze Murinjo ka treguar shpeshherë probleme në prapavijë.

Reparti i mbrojtjes nuk ka qenë pika më e fortë për “Djajtë e kuq” sezonin e shkuar, por as në ndeshjet miqësore para sezonale.

E si pasojë, Murinjo i ka kërkuar klubit të shpenzojë, në mënyrë që të përforcohet prapavijë. Pas emra si Meguajër dhe Boateng, në skenë ka dalë edhe emri i një tjetër mbrojtësi.

Bëhet fjalë për anësorin e majtë të PSG-së, Levin Kurzava. Francezi është një lojtar shumë i shpejtë dhe që mbulon mirë fashon e majtë të mbrojtjes dhe sipas Murinjos, është lojtari i duhur që të pozicionohet në rolin e mbrojtësit të majtë te skuadra e Mançester Junajtid./Veronik Istrefaj – vipsport.al/