Murinjo bëhet gati të respektojë traditën, këtë herë e pësojnë… tifozët

E ardhmja e Murinjos në krye të stolit të Mançester Junajtid, duket se po rrezikohet çdo ditë e më shumë pasi përveç zënkave me drejtuesit dhe me lojtarët, kanë ardhur edhe krisjet e para me tifozët e “djajve të kuq”.

Sipas asaj që raporton “Marca”, tifozët kanë filluar një nismë për të grumbulluar 12 milionë paund, në mënyrë që drejtuesit e klubit të shkarkojnë nga puna teknikun Zhoze Murinjo dhe në vendin e tij të emërojnë dikë tjetër.

Kontrata e portugezit, parashikon se nëse shkarkohet, atëherë do të përfitojë 12 milionë paund dëmshpërblim dhe për këtë, tifozët janë të gatshëm të ndihmojnë skuadrën.

Në fakt, kjo është kthyer në një traditë për Murinjon, duke qenë se edhe më parë ka përfituar dëmshpërblime. Si te Real Madridi, ashtu edhe te Çelsi, Murinjo u shkarkua nga kryesia e klubit dhe më pas arriti të mbushte xhepat me dëmshpërblime. Tashmë, pritet vetëm që Murinjo të shtojë në buxhet edhe 12 milionë paund të tjera dhe më pas të nisë aventurën diku tjetër. /Erjon Allaraj- Vipsport.al/